Erion Veliaj uron besimtarët ortodoksë: Të bashkuar jemi më të mirë e më të fortë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.

Ai ka postuar urimin të shoqëruar me një foto ku është me bashkëshorten e tij, Ajola dhe djalin e tyre të vogël Kajan.

“Gëzuar e bekime nga familja jonë e vogël për familjen e madhe të Tiranës sonë! Në një muaj janë bashkuar gjithë festat e besimeve tona, thuajse si një mesazh që të bashkuar jemi më të mirë e më të fortë! Bashkë Tirana EYC2022”.- shkruan Veliaj.

SHKARKO APP