Veliaj uron zgjedhjen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, ironizon opozitën: Tigra prej letre
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar Lindita Nikollën për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një postimi në twitter, Veliaj ka vlerësuar kryeparlamentaren Nikolla duke theksuar se një figurë si ajo do t’i bënte nder çdo kuvendi e institucioni.
Po ashtu Veliaj ka ironizuar edhe grisjen e fletëve të votimit nga ana e deputetëve të opozitës teksa u shpreh se kjo shpjegon ku inkurajohet ajo pjesë e vogël e shoqërisë që hedhjen e plehrave në rrugë e sheh si imitim të “tigrave prej letre” në SHQUP.
“Lindita Nikolla është një kryezonjë fisnike e qytetare që do t’i bënte nder çdo kuvendi e institucioni. Grisja e hedhja e letrave përtokë shpjegon ku inkurajohet ajo pjesë e vogël e shoqërisë që hedhjen e plehrave në rrugë e sheh si imitim të “tigrave prej letre” në SHQUP!”, shkruan Veliaj.
Lindita Nikolla eshte nje kryezonje fisnike e qytetare qe do t'i bente nder çdo kuvendi e institucioni. 🙏🏻
Grisja e hedhja e letrave pertoke shpjegon ku inkurajohet ajo pjese e vogel e shoqerise qe hedhjen e plehrave ne rruge e sheh si imitim te "tigrave prej letre" ne SHQUP! 🤦🏻♂️ pic.twitter.com/6eR2Ab4ayR
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) September 10, 2021