Veliaj vendos rekord, thellohet në 25 mijë diferenca me Kosovën
Thellohet diferenca mes Erion Veliaj dhe Halim Kosovës në Tiranë. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës, ka vendosur një rekord duke e çuar në 25 mijë vota më shumë epërsinë e tij ndaj kundërshtarit demokrat, Kosova, në këtë garë.
Pasi janë numëruar 495 kuti votimi në Tiranë, Veliaj ka siguruar 91.213 vota, ndërsa Halimi ka mundur të marrë vetëm 66.165 vota. E përkthyer në përqindje, Veliaj ka marrë 53.6% të votave, ndërsa kandidati demokrat vetëm 38.9%.
Ky rezultat pritet të thellohet edhe më tej, pasi mbeten ende për t’u numëruar edhe më pak se 400 kuti të tjera, një pjesë e mirë e të cilave i përkasin njësive që njihen si zona të majta, siç është njësia 5, e rrjedhimisht Veliaj pritet ta thellojë edhe më fitoren e tij.