Veliaj vijon takimet me përfaqësues të Shtëpisë e Bardhë dhe Senatit në Shtetet e Bashkuara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vijon takimet me personalitete të rëndësishme të të Shtëpisë e Bardhë dhe të Senatit në Shtetet e Bashkuara, ku kryefjalë është mbështetja për Shqipërinë, por dhe ftesa për t’iu bashkuar aktiviteteve të pafundme të planifikuara vitin e ardhshëm, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.
Pas takimit me kongresmenin e Connecticut Jim Himes, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale edhe dy takime të tjera të rëndësishme, me Robert Aderholt i cili i shërben për të katërtin mandat radhazi Kongresit të Alabama-s në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, si dhe me Jeff Fortenberry përfaqësues të Kongresit të Nebraska-s.
“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në shoqërinë e dy miqve të mirë, si Robert Aderholt dhe Jeff Fortenberry, të cilët mezi pres të vizitojnë Tiranën vitin tjetër, për #EuropeanYouthCapital2022. Mbështetja që Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve i japin Shqipërisë flet shumë për marrëdhënien tonë të veçantë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?