Veliaj vizitë në SHBA, takon ish-ambasadorin Withers: Ka miq, ka familje, ka edhe miq që të bëhen si familje

Në vizitën e tij në SHBA, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar dhe me një mik të shqiptarëve dhe të tij personal, ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë, John Withers.

Teksa ka postuar një foto me ish-ambasadorin Withers dhe bashkëshorten e tij Maryruth, Veliaj zbulon se ish-ambasadori po shkruan edhe një libër.

“Ka miq, ka familje, ka edhe miq që të bëhen si familje! Shumë i lumtur për takimin me John dhe Maryruth Withers – familja jonë që jeton në Washington. Pres me padurim kthimin e tyre në shtëpinë e dytë, në Shqipëri, teksa John-i do të botojë librin e ri të mrekullueshëm vitin tjetër”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP