Veliaj vlerëson administratorët e shkollave: Sot kemi dikë që kujdeset për infrastrukturën arsimore

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet. Veliaj tha se infrastruktura e re arsimore e bëri të domosdoshme rolin e administratorëve të shkollës, i cili po njeh të njëjtën histori suksesi me atë të administratorëve të pallateve.

“Kemi futur një koncept të ri, që ka të bëjë me administrimin e shkollave. Testin e parë e bëmë me administrimin e pallateve. Ajo që kuptuam është se banorët mund të jenë dashamirës, mund të jenë bashkëpunues, por jo çdo gjë është perfekt. Gjithmonë është një ‘zevzek’ në komunitet, që i bën bisht atij kontributi të vogël që duhet të japë. Sot është vërtet kënaqësi të punosh me shumë lagje të Tiranës, kur e di që ka një organizim dhe ka një njeri që përfaqëson dhe pastaj, këtë ambicie ne e çuam te shkollat, kopshtet e çerdhet.

Më vjen mirë që roli i administratorëve të shkollave ka ardhur gjithnjë duke u ngritur, si i pandashëm me ata që drejtojnë shkollat. Sot kemi dy administratorë, pra si një kompjuter ka: hardëare dhe softëare. Ne jemi ata të hardëare, pra të hapësirës fizike, softëare e ka drejtoresha. Kur secili e bën mirë detyrën e tij, si në hapësirën fizike, ashtu edhe në hapësirën e dijeve, kemi rezultate, si ky rezultat i mrekullueshëm që kemi tek “Arben Broci”, e cila është një nga tre shkollat më të mira të Tiranës”,-u shpreh Veliaj.

Ai tha se edhe vetë prindërit kanë vlerësuar rolin e administratorit i cili, siç u shpreh Veliaj, është shndërruar në një “police-sigurimi” për shkollat. Kreu i Bashkisë e vuri theksin edhe te ambientet e reja sportive, veç atyre që janë shtuar për aktivitetet e brendshme shkollore, ku mori shkas për t’u bërë sërish apel prindërve të regjistrojnë fëmijët në sport për një brez më të shëndetshëm.

SHKARKO APP