Veliaj-Vokshi: Dallimi mes qeverive, mënyra se si shpërndahen ndihmat
Deputetja Albana Vokshi ka replikuar me ministrin e Mirëqënies Sociale Erion Veliaj në lidhje me përmbytjet në jug të vendit.
“Ky këtu me paturpësinë më të madhe del edhe flet për banorët, ndërkohë që ishte në Amerikë. Ti nuk ke vajtur asnjëherë tek zona jote që të ka dhënë votat. Mbi 550 familje janë të izoluara, Kurveleshi, Përmeti, janë ende pa ujë të pijshëm” deklaroi deputeja demokrate , Vokshi.
Ndërsa ministri Erion Veliaj tha se mënyra se si shpërndahen ndihmat për banorët në nevojë diferencon qevrinë paraardhëse me qeverinë aktuale.Minsitri ka akuzuar opozitën se po influencojnë grupe njerëzish që të dalin e të protestojnë në rrugë.
“Dallimi mes qeverive mënyra se si sot prefektët shqiptarë ndajnë ndima në çdo derë shqiptari që është përmbytura, kurse kur ishit ju në qeveri nuk keni ndarë një pako ndihmë tek qytetarët.Fshati Shtyllas janë të përndjekur dhe kanë marrë këstin e katërt . Ndihmat që jan shpërndarë miell 80 ton , qumësht 350 litra , konserva 20000 cop, bukë 10000 copë ,veshje 2100 koli, pako për fëmijë 1500 cop, pajisje për shtëpinë 74 paisje shtëpiake kjo është vetëm faza e parë e shpërblimeve”, tha Veliaj.