Veliaj:Më 4 shtator aksioni për pastrimin e Tiranës. Inventar për trotuaret e bllokuara
Kryetari i bashkisë së Tiranës njofton aksionin masiv për pastrimin e Tiranës, ndërsa u kërkoi 24 administratorëve të bëjnë inventarin për rrugët, sheshet dhe trotuarate e bllokuara.
Në aksionin për pastrimin e Tiranës që do të mbahet më 4 shtator kryebashkiaku Veliaj ftoi dhe qytetarë vullnetarë të bëhen pjesë.
Erion Veliaj: “Ftoni qytetarët. Më 4 shtator aksion për pastrimin e Tiranës ku të gjithë qytetarët të bëhen pjesë. Seicili prej jush do drejtojë shtabin e pastrimit në njësinë tuaj. Një palë doreza nga seicili në dorë. Ushtria do bashkohet për pastrimin e inerte. Kushdo që ka marë kontratë nga bashkia për një rrugë, cerdhe do i ketë mjetet aty
Seicili të bëjë inventarin dhe të sigurohet se e gjithë ushtria e njerëzve të jetë në gadishmëri dhe më 4 shtator të nisim betejën kundër zhulit me qëllim që kur të hapen shkollat Tirana të jetë e pastër. Të luftojmë betenë e zhulit”