Vëllai i deputetes së PS zgjidhet kryetar i ILD
Kuvendi zgjodhi sot, në seancën e parë plenare për vitin 2020, kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me 98 vota pro është zgjedhur në këtë post Artur Metani.
Ky i fundit ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar Kuvendit. Edhe kësaj radhe Kuvendi nuk ka surprizuar, duke zgjedhur të parin në listën e KED, ashtu siç bëri me kryeprokurorin, duke zgjedhur të parin në listën e KLD, Olsian Çelën.
Artur Metani është vëllai i deputetes socialiste, Egnaltina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim. Gjermeni tha se nuk do të votonte, pasi ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit.