Vëllai i Olldashit: Koli, shumë “miq” t’u larguan, se iu prishet biografia
Vëllai i Sokol Olldashit ka postuar sot një fotografi të ish-deputetit demokrat në rrjetin social Facebook teksa shkruan se shumë “miq” tashmë i janë larguar. Sipas Ardian Oldlashit disa prej tyre kanë zgjedhur të ikin nga Koli se ai nuk i’u duhet më dhe disa të tjerë se i’u prishet biografia.
Postimi në Facebook
“I dashur Kol, e mban mend se çfarë të shkruajta në 22 korrik, në darkë vonë? Po ta përsëris, se kam vënë re sa shumë “miq” të janë larguar. Disa se nuk u duhesh më, të tjerët kane frikë se u prishet biografia, ndërkohë që ndërgjegjen gjithmonë të prishur e kanë pasur. Por shumë e shumë të tjerë të kanë qëndruar, janë ata që nuk priten kurrë gjë nga ty”, shkruan vëllai i Olldashit.
“Derisa dora dhe mendja do të të udhëheqin mos pusho se dashuruari jetën. Dhe në pac mundësi të ndihmosh një njeri të vetëm nuk do kesh jetuar së koti. Mos vështro njerëz të vegjël që të vine rrotull, por vështro njeriun e madh që është në brendësinë tënde. Jeto duke konsideruar veten tende në pazhurmësi dhe kështu do të rigjesh qetësinë dhe paqen. Në mes zhurmës nuk ndihen frymemarrjet dhe psherëtimat e njerëzve që të duan. Bëj të mundur mosndjesinë e ligësisë njerëzore, por vlerëso mirësinë e tyre. Nga një vlla vllait”.