Vëllai i Olldashit kundër Pollos: Krijesë ofenduese e races njërezore

Deklaratat e Genc Pollos për prishjen e rrugës Elbasan-Librazhd dhe aludimi se leja abuzive për shtrimin e fibrave optikë në këtë rrugë është dhënë nga ish-ministri Sokol Olldashi kanë ngjallur reagimin e vëllait të deputetit të ndjerë, i cili përmes një postimi në facebook ka sulmuar ashpër Pollon.

“Ai Pollua qe ne vetvete nuk eshte gje tjeter sesa krijese e pavetedijeshme dhe ofendues i rraces njerezore, dhe kete rradhe me zhgenjeu. Jo nga pikepamja burrerore, sepse aty nuk mund te pretendojme, por nga varferia intelektive e ketij frymori.  Ti beje vetes nje dhurate qe Perendia nuk ja beri. Te tregohet nje here te vetme dinjitoz. E nga ta dije i gjori qe im vella edhe aty ku eshte, eshte me i zgjuar se Pollua ne kuadrat.  Po sikur ti kete incizuar nja dy kenge ketij ze bilbilit, pikerisht se nje dite krimbi mund te fajesoje shiun per aspektin e tij te baltosur”-shkruan Ardian Olldashi.

Ragimi vjen pas replikës së Pollos me deputetin socialist Taulant Balla që deklaroi se e kishte denoncuar këtë aferë sipas tij. “E vërteta është se këtë leje, antiligjore e abuzive e ka dhënë dikush tjetër pa lidhje fare me mua dhe unë sa isha ministër i telekomunikacionit u përpoqa të anulloj të paktën ekskluzivitetin e saj. Për Ballën nuk ja vlen të shkruash akoma”

Këto konsiderata reflektojnë edhe konfliktet që kanë ekzistuar brenda Partisë Demokratike dhe figurave kryesore të saj, tensione që shoqëruar edhe fushatën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së pas dorëheqjes së Sali Berishës.

SHKARKO APP