Vëllai i vdiq pa ju dhënë ndihmë në Spitalin Infektiv, Vili Minarolli: Nesër mund t’i ndodhë kujtdo, përkushtimi i mjekëve nuk mjafton
Ish-deputeti i PD dhe diplomati Vili Minarolli ka reaguar për humbjen e jetës së vëllait të tij, Rifat Lalo (Minarolli) nga koronavirusi në Spitalin Infektiv.
Ish-deputetit shprehet se vëllai i tij është braktisur “me orë të tera tek dera pa i dhënë asnjë ndihmë”. Manarolli shton se vlerëson punën e mjekëve dhe përkushtimin e tyre, por në situatën që po kalon vendi pa ndihmë nga qeveria, dëshira e mjekëve për të shpëtuar jetë është e pamjaftueshme.
Ndërkohë QSUT-ja ka dalë me një reagim zyrtar pas akuzave të vajzave të Rifat Lalo (Minarolli), i cili ndërroi jetë në spitalin Infektiv, për shkak të Covid-19. Sipas QSUT-së, personi me iniciale R.L., është pranuar në spital ditën e djeshme në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka marrë menjëherë shërbimin e nevojshëm sipas protokolleve të përcaktuara.
Mesazhi i plotë i Vili Minarollit në Facebook:
“Te dashur miq, une jam xhaxhai i atyre dy vajzave qe u shprehen ne media ne oborrin e spitalit infektiv, per fatkeqesine qe u kish ndodhur me vdekjen e babait te tyre dhe vellait tim, inxh. Rifat Lalo ( Minarolli).
Ne e perjetuam rende situaten e te semurit qe e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhene asnje ndihme dhe ju lutem duhet te mirekuptoni gjendjen e rende te vajzave, kur i jati u kerkonte ta largonin nga ai ferr i vertete. Po ashtu duhet t’i mirekuptoni per thirrjen per te mos i prure njerezit e tyre ne spitalet publike. Deshira dhe perkushtimi i personelit mjeksor te ketyre spitaleve dhe pamundesia per te kryet detyren jane dy anecte kunderta.
Une e them me bindje te palekundur se ne kemi mjeke dhe personel mjeksor te pergatitur dhe te perkushtuar. Por kjo nuk mjafton per te shpetuar jeten e njerezve ne nevoje. Nuk ka mjek por edhe njeri i zakonshem qe te mos kete deshire te ndihmoje nje tjeter ne bevoje kur ka dicka per ta bere kete. Por kur s’ka, sic nfodhi ne rastin tone?
Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i jati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo. Ajo thirrje nuk eshte kundra nje mjeku qe per shkak te pamundesise detyrohet te genjeje, kundra nje ministre idiote ( me falni se nuk gjeta fjale tjeter) qe mashtron dhe shplan trute e njerezve me propagande te genjeshtert 24 ore , nje sherbetore e bindur e shefit te saj qe ne cdo fjale qe nxjerr nga gojabvetem genjen dhe mashtron.
Keto qe ndodhin sot ne vendin tone nje vit pas shpalljes te pandemise nuk mund te krahasohen me ato qe ndodhen para nje viti kur bota u gjend e papergatitur.
Te dashur miq, gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur. Ajo qe na ndodhi ne si familje me njeriun tone te dashur cdo dite mund t’i ndodhe kujtdo. Thirrja e dy vajzave qe qanin per vdekjen e te jayit eshte per ju te tjeret, qe sot, neser… te mos e perjetoni ate qe perjetuan ato dhe mijra familje te tjera. Me mashtrime me gënjeshtra dhe propagande per shplarje truri nuk shpetohen jetet tone.
Kosova na e dha shembullin , qe u ndihmuan duke u hequr boset e krimit, te korrupsionit dhe papergjegjshmerise qe u kishin zene gryken dhe nuk merrnin dot fryme.
Ju falenderoj!”.
https://arkiva.kohajone.com/e-lane-ne-karrige-dhe-pa-skaner-qsut-per-akuzat-e-familjareve-i-beme-te-gjitha-sherbimet-vdiq-nga-mushkeria/