Vëllezërit Shyti morën pafajsinë finale pas shumë viteve beteje ligjore
Më në fund marrin lirinë e duhur pas shumë vitesh përpjekje dhe duele me drejtësinë, vëllezërit Shyti.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës “Hakmarrja për drejtësi”.
Dje dhoma e këshillimit në Gjykatën e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që shpalli të pafajshëm të gjithë anëtarët e këtij grupi.
Prokuroria e Krimeve të Renda kishte kërkuar rikthim të çështjes për gjykim në shkallë të parë. Kujtojmë se vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt të vitit 2017, ku të gjithë të pandehurit u liruan nga akuzat.
Pas këtij vendimi ata fituan të drejtën e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

