Vendi sërish në karantinë?! Mira Rakacolli: Situata nga Covid-19 është kritike!

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, nuk e përjashtoi mundësinë e një mbyllje të dytë nga pandemia. Sipas Rakacollit, aktualisht situata në vend është kritike.

“Në sugjerimet që kemi bërë nuk e kemi bërë duke parë eksperiencën e vendeve të tjera por në përputhje me situatën. Pra, çdo masë që është marrë është marrë në përputhje me numrin dhe hetimin epidemiologjik, duke analizuar arsyen. Masat janë marrë gjithmonë në përputhje me nivelin e infektimeve dhe në përputhje me çka shkenca epidemiologjike sugjeron për ato numra se çfarë masash duhen marrë”– tha Rakacolli.

Ndonëse pranoi se situata është kritike, Rakacolli shton se nuk do ndodh kurrë që të mos ketë vende nëpër spitale.

“Situata është delikate, por ne vazhdojmë ta kemi nën kontroll. S’do ndodh kurrë që të mos kemi mundësi të shkojmë në spital”- theksoi ajo në Tvsh.

Zëvendësministrja e hodhi poshtë publikimin e Akademisë së Shkencave për arritjen e imunitetit të popullatës dhe sqaroi se Instituti i Shëndetit Publik po kryen një studim mbi infektimet nga Covid-19.

“Nuk besojmë që kemi arritur imunitetin e tufës. ISHP po bën studim për përqindjen e njerëzve që janë prekur nga Covid-19.”

SHKARKO APP