“Vendim personal i Bashës”, Noka: Berisha është njeriu më pro-amerikan

Pas mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, deputeti Flamur Noka për mediat tha se vendimi për përjashtimin e Berishës është personal i Bashës.

Pjesë nga deklarata

Sali Berisha është njeriu më proamerikan, themeloi PD dhe u ngrit kundër regjimit me vlerën amerikane në shpirt. Kështu u themelua PD. Jetoi për 30 vjet.

Busulla ka qenë një dhe një orientimi euroatlantik. Vendimi i Blienken, Berisha ka marrë një vendim, një qëndrim ka kërkuar të mos përfshihet PD në betejën e tij por përjashtimi është mohim i PD dhe themelimit të parimeve.

Është të mohosh suksesin e kësaj force. Është vendim individual i kryetarit.

SHKARKO APP