“Vendime që do ndikojnë botën”, takohen në Iran presidentët Putin dhe Erdogan
Në Iran ka nisur takimi që pritet të prodhojë lajme që do të ndikojnë botën e sotme. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bisedoi ballë për ballë me homologun rus, Vladimir Putin, për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Zhbllokimi i eksporteve të grurit ishte çështja kryesore në agjendë, ndërsa diskutime patën edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha.
“Rezultati që do të marrim nga këtu do të ndikojë pozitivisht në të gjithë botën”, theksoi Erdogan.
“Me ndërmjetësimin tuaj ne kemi ecur përpara. Megjithatë, jo të gjitha çështjet janë zgjidhur, por fakti që ka një lëvizje është tregues i mirë”, ka thënë presidenti rus në Teheran.