“Vendimet e gjyqësorit janë një Gërdec i ri”

Dy lajme që kanë qarkulluar orët e fundit, synonin të theksonin se qeveria aktuale ka qëndrime të njejta me qeverinë e mëparshme sa i përket shpërthimit të Gërdecit dhe ngjarjeve të 21 Janarit.

Referuar qëndrimeve të qeverisë aktuale në çështje gjyqësore për dëmshpërblime në të dy rastet, mediat shkruajnë se kjo qeveri po e quan gjithashtu Gërdecin një aksident teknologjik.

Pas këtyre qëndrimeve, reagoi edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, “as vendimet e gjyqesorit nuk jane aksidente teknologjike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe ato jane nje Gerdec i ri”.

“Gjykoj se komenti mbi permbajtjen e kerkeses se Ministrise se Mbrojtjes per te rrezuar padine e cila kerkon qe demin e rende te shkaktuar nga tragjedia e Gerdecit nuk duhet ta paguajne fajtoret por taksapaguesit e thjeshte nepermjet Ministrise se Mbrojtjes, nuk qendron. Demshperblimin per viktimat dhe te demtuarit e tjere te tragjedise duhet ta paguajne fajtoret te cilet po livadhisin lirisht e vazhdojne te bejne biznes. Nuk ka arsye qe fajtoreve politike me ne krye Berishen te mos u hyje gjemb ne kembe dhe faji te shlyhet ne kurriz te buxhetit per sigurine dhe mbrojtjen. Ky eshte qendrimi yne politik dhe me kete sluan dot askush. Togfjaleshi i famshem ‘aksident teknologjik’ nuk eshte vleresim i Petro Kocit por i gjykatave penale ne te tria shkallet. Meqe gjykata administrative eshte pjese e te njejtit shtet e ka per detyre ta konsideroje faktin se kush eshte shpallur fajtor per krimin e Gerdecit. Nuk ka asnje justifikim qe gjykata administrative detyron taksapaguesit te paguajne demin e shkaktuar nga fajtoret e shpallur prej gjykates penale. Media duhet te alarmohet prej ketij fenomeni dhe ti bashkohet kushtrimit per reforme ne sistemin e kalbur te drejtesise. Edhe gjendja ne gjyqesor nuk eshte aksident teknologjik,” shprehet Koçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?