Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, Meta: Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet. Fitorja nuk ndalet
Aleati i Sali Berishës, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata e Apelit dha vendimin për vulën, dhe që shkoi për grupimin e Alibeajt.
Meta në një reagim të shkurtër në Facebook, akuzon kryeministri Edi Rama se ka kapur Gjykatën, duke shtuar edhe se për të Rama është një frikacak i tmerruar nga zgjedhjet.
”Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.
Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet”,-shkruan Meta.