Vendimi i Byrosë për deputetët e PD
Byroja e Kuvendit ka njoftuar sot për masat e marra ndaj deputetëve Genti Strazimiri, Bedri Hoxha dhe Albina Deda.
Njoftimi për shtyp i Kuvendit:
“Bazuar në rregulloren e Kuvendit, neni 11, pika 1 dhe pika 65, Byroja e Kuvendit u mblodh për të diskutuar propozimin e një grupi prej 7 deputetësh për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve z. Genti Strazimiri, znj. Albina Deda dhe z. Bedri Hoxha si dhe kërkesën e një grupi prej 12 deputetësh për marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit, z. Erjon Braçe dhe z. Edi Rama.
Pas diskutimeve, Byroja vendosi përjashtimin duke filluar nga dita e sotme me shtatë ditë për deputetët z. Genti Strazimiri dhe z. Bedri Hoxha, si dhe masë disiplinore dy ditë për znj. Albina Deda”.
KOHA JONË SONDAZH

