Vendimi i Gjykatës për vulën e PD-së, Enkelejd Alibeaj: Më 3 Mars flet ligji

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degëve të PD nr. 2 dhe 4 në Tiranë. 10 ditë para se Apeli të caktojë kujt i përket vula e PD-së, Alibeaj i ka bërë thirrje Sali Berishës ta njohë vendimin.

”Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e çdo shqiptari, pa dallim orientimi, të majtë apo të djathtë. Njerëzit mblidhen në mënyrë spontane, jo me orkestrim politik që nuk sjell asnjë gjë të re. Edi Rama nuk Ikën po i the ik”.

Dje deputetja e PD-së, Orjola Pampuri pjesë e grupit të Alibeajt, thotë se 3 mars kur do të flasë edhe Gjykata e Apelit për vulën, vendimi do të konsolidojë edhe më shumë grupin e PD-së. Pra vendimi qenka marrë dhe vulën do ta marrë Alibeaj? Po më 3 mars, PD-ja e Sali Berishës do të mbajë një protestë para Kryeministrisë, edhe pse e kanë mohuar që lidhet me vendimin që do të marrë Gjykata e Apelit.

SHKARKO APP