Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së, Andoni: Mban pe*ng procesin. Viti po mbyllet me lajme jo të mira

Pas protestës që mbajti Sali Berisha me mbështetësit e tij, Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin për vulën dhe logon e PD-së. Gjykata e Lartë e ka kaluar në Apel, dhe kërkon që të merret në shqyrtim nga një trup e re. Gjykata e Lartë me vendimin e sotëm prishi vendimin e Apelit që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës dhe ktheu çështjen në Gjykatë e Shkallës së Parë për t’u rishqyrtuar. Apeli detyron Gjykatën e Apelit që të marrë vendim për vulën e PD-së me një tjetër trupë gjykuese.

Analisti Ben Andoni tha se vendimi është një penalizim i madh për të dy palët. I ftuar në emisionin ”Përballje”, Andoni pati kritika edhe për drejtësinë duke u shprehur se me një vendim të tillë, Gjykata e Lartë vetëm po zvarrit procesin duke mbajtur peng partinë e dytë më të madhe në vend.

”Shikoj një lloj penalizimi. Ka një ndarje sa i përket perceptimit. Sa kohë PD doli në zgjedhje me logon e vetë, patjetër që quhet PD. Më vjen keq të them se ndarja do jetë jashtëzakonisht e madhe sepse kjo ka penguar veprimtarinë e PD-së ligjore në parlament. Grupit të Rithemelimit i është bashkuar edhe grupi i Bardhit. Më shumë i prish punë grupit parlamentar të PD-së sesa i prish punë Ramës apo mazhorancës. Viti po mbyllet me lajme jo të mira për PD-në. Drejtësia nuk ka kuptuar përgjegjësinë e saj para qytetarëve, se duhet të zgjidhte sa më shpejt këtë debat. Të mbash peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend, mua më duket absurde”,-tha Andoni.

Sipas analistit, kur sistemi i drejtësisë has kaq shumë vështirësi në masën e arrestit për Berishën atëherë do të zvarrisë më shumë procesin gjyqësor ndaj kreut të Rithemelimit. Ai tha se pjesa e përfaqësimit politik të Berishës ka përfunduar, duke parë edhe se çdo herë e më shumë mbështetësit që i përgjigjen thirrjeve të tij për protestë, pakësohen.

SHKARKO APP