Vendimi i KAS, Berisha përgjigjet duke publikuar logon e koalicionit ”Bashkë Fitojnë”
KAS pranoi këtë të enjte ankimimin e Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 Majit, dhe Sali Berisha reagoi duke bërë publike logon e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.
”Bashkë fitojmë” është emri i koalicionit mes Sali Berishës, Ilir Metës dhe disa partive të vogla për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kandidatët e dalë nga procesi i Primareve do të garojnë në zgjedhje me këtë logo.
Partia udhëheqëse është PL, ndërsa pjesë e koalicionit janë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Demokristiane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.