”Vendimi i KAS është i ndyrë”, Ylli Manjani ironizon Alibeajn: Sot u bë komandant

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur se vendimi i KAS që njeh grupimin e Enkelejd Alibeajt dhe i jep të drejtën për të pasur logon dhe vulën e PD-së për zgjedhjet lokale, është i ndyrë.

I ftuar në emisionin “Now”, Manjani theksoi se vendimi i KAS ka dalë mbi Gjykatën ndërsa e konsideroi si kriminal.

”Vendimi i Gjykatës së Apelit që u mor vetëm një ditë para ditës zyrtare të fillimit të regjistrimit të partive në KQZ. Nuk u la asnjë mundësi palëve. Kjo tregon se është një vendim i pisët, i ndyrë. Është vendimi kriminal u këtyre zgjedhjeve. Vendimi i KAS ka dalë mbi Gjykatën, Alibeajn e kanë shpallur komandant sot”.

SHKARKO APP