Vendimi i KAS për Gjirokastrën, LSI e ankimon në Kolegjin Zgjedhor
Vendimi i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për mos përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës me kërkesë nga LSI-ja, ka bërë që kjo e fundit këtë vendim ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.
Në ditën e shpalljes së vendimit, më 19 maj, përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj, paralajmëroi ankimim edhe në një shkallë tjetër, në Gjykatën Kushtetuese.
“Është vendimmarrje e programuar. Është marrë një vendimmarrje duke mos vendosur një standard lidhur me paligjshmërinë për këtë qark. Nuk e kuptojmë vendimin të marrë nën urdhra politikë. Shpresoj që kjo trup të sjellë ligjshmëri për vendimmarrjen e vet”, tha ai.