Vendimi i KQZ, hapen 7 kuti të qarkut të Durrësit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë 7 kutitë e materialeve zgjedhore të qarkut Durrës.

Kërkesa është bërë nga tre anëtarë të këtij institucioni dhe automatikisht konsiderohet e pranuar, pasi është e parashikuar në Kodin Zgjedhor. 

Nga kutitë e materialeve zgjedhore do të merren listat e zgjedhësve për të bërë verifikimin që Partia Demokratike ngriti në fushatë, atë të votuesve fiktivë në këtë qark. 

Subjekti më i madh i opozitës pretendoi për 2.800 zgjedhës të zhvendosur drejt Durrësit, ndërsa pas zgjedhjeve deklaroi se ky numër mund të kishte qenë disa herë më i madh.

/ Top Channel

SHKARKO APP