Vendimi i kryesisë së PD-së, deputetët sot nga salla e parlamentit, në protestë
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike, ku është diskutuar edhe për detajet e fundit të organizimit të protestës së sotme. Në mbledhje është vendosur që deri në ora 11.00, deputetet e PD-së duhet të marrin pjesë në seancën parlamentare, dhe me pas do t’i bashkohen manifestuesve në shesh. Pas sheshit “Skënderbej”, ku do të nisë protesta turma do të drejtohet para kryeministrisë, aty ku do të mbajë fjalimin kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Zyrtarët demokratë janë shprehur optimistë se pjesëmarrja do të jetë masive dhe pritet t’i bashkohen protestës jo vetëm nga aktivistë të partisë, por edhe qytetarë pa parti. Prej mëngjesit të ditës së sotme nga të gjitha qytetet e Shqipërisë janë nisur me dhjetëra autobusë me protestues për t’iu bashkuar protestës së Partisë Demokratike.