Vendimi i Kushtetueses për Cakajn, Vasili nxjerr videon: Kur një i degraduar që s’njeh Kushtetutë është kryeministër
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga ana e Kreut të Shtetit.
Përmes rrjeteve sociale, Vasili deklaron se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Edi Ramën, duke i dhënë të drejtë Presidentit Meta.
Lidhur me këtë Vasili ka publikuar dhe një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama i cili argumentonte emërimin e Gent Cakajt dy vite më parë.
“Kur një i degraduar që s’njeh Kushtetute është kryeministër. (VIDEO).
Kur kryeministri si Lale Kros vetë-emëronte ministrin, hajde ç’vete hajde! Ja ç’budallallëqe thoshte në 23 janar 2019. Sot Gjykata Kushtetuese i tregoi vendin këtij.
Shiheni Videon dhe konkluzionet nxirrini vetë”, shkruan nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.