Vendimi i Qeverisë: 1 pagë shtesë për zjarrfikësit, dy paga për ata që luftuan me zjarret

Zjarrfikësit do të shpërblehen me një pagë mujore për festat e fundvitit, ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve në verë do të kenë shpërblim dy paga shtesë

Për të gjithë punonjësit e shërbimit zjarrfikës të angazhuar në përballimin me situatën e vështirë të zjarreve.

“Sapo kemi miratuar një shpërblim për zjarrfikësit e angazhuar në një situatë të vështirë që kemi kaluar gjatë kësaj vere me zjarret.  Qeveria do të transferojë të gjitha bashkive të vendit fondin që para natës së Vitit të Ri. Zjarrfikësit që u angazhuan në zjarrin në verë në Greqi do të marrin 2 paga shpërblim” tha Balla në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Sa i takon punonjësve të policisë për këtë vit do të marrin shpërblim 118 mijë lekë para vitit të ri, si trajtim ushqimor.

“Trajtim ushqimor për punonjësit e policisë, shpërblim për çdo pjesëmarrje në operacione”, tha Balla.

SHKARKO APP