Vendimi i qeverisë, e gjithë administrata në provim për pozicionin e punës

 

Pas më shumë se dy vjet në pushtet, duket se kryeministrit Edi Rama i ka sosur durimi dhe ka vendosur që të mbajë premtimin para elektoratit, duke rihapur tezën e meritokracisë.

Deri tani është e njohur metoda e punësimeve në shtet, ku fjala “meritokraci” pranohet se ekziston vetëm në fjalorin e gjuhës shqipe dhe ndoshta në premtimin e kryeministrit para se e majta të vinte në pushtet.   

Swiss Digital Desktop Reklama

Por duket se tashmë nën presionin e elektoratit, të gjithë punonjësit e administratës shtetërore do të hyjnë në provim të detyruar, ku do të vlerësohen për njohuritë që kanë dhe nëse këto njohuri janë të përshtatshme me pozicionin e punës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës një vendim të posaçëm, i  cili përcakton procedurat për testimin dhe, nëse do të jetë e nevojshme, edhe trajnimin e punonjësve të shtetit.

Sipas qeverisë, ky proces ka 3 objektiva. Të përcaktojë nëse nëpunësit civilë janë të përshtatshëm me pozicionin e punës që mbajnë, të zbulojë aftësitë e tyre për zhvillimin profesional dhe të përcaktojë nevojat për trajnime shtesë. Për këtë arsye, çdo punonjës i shtetit do të hyjë fillimisht në një testim paraprak të detyruar.

Sipas vendimit, testimi do të përfshijë të gjitha ndryshimet dhe të rejat, që i përkasin fushës përkatëse të nëpunësit. Këto ndryshime apo të reja përcaktohen rast pas rasti, nga Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me institucionet e administratës shtetërore ku bën pjesë punonjësi.

Vendimi ka parashikuar edhe mënyrën e vlerësimit të punonjësve në testim. Sipas tij, nëpunësit që do të marrin pikët maksimale, nga 90 deri në 100 pikë, rekomandohen për ngritje në detyrë. Ata që do të marrin nga 51 deri në 89 pikë konsiderohen si të përshtatshëm për vendin e punës, ndërsa ata që marrin më pak se 50 pikë do të detyrohen t’i nënshtrohen një trajnimi tremujor intensiv dhe, nëse edhe pas këtij trajnimi do të vlerësohen negativisht, atëherë do të largohen nga puna.

Qeveria thotë se, përmes këtij procesi, synon të ndërtojë sistemin e meritokracisë në administratën publike, por edhe një sistem që mundëson pajisjen e punonjësve shtetërorë me njohuritë më të reja të fushës respektive ku ata punojnë.

Në fushatën e fundit me bazën, kryeminsitri u ndesh vazhdimisht me pakënaqësi lidhur me punësimet dhe u justifikua se është e pamundur që të gjithë të punësohen në shtet. Por pyetja që i shtrohej vazhdimisht kreut të qeverisë nga elektorati është, se a janë pënësuar njerëzit e duhur deri tani, apo se cilat kanë qenë kriteret përzgjedhëse, pa përmenduar abuzimet dhe preferencat nepotike të deputetëve apo ministrave, "sëmundje" kjo që detyroi shqiptarët të dënonin me votë qeverisjen e kaluar për të shpresuar më tepër nga meritokracia, tezë me të cilën Rama fitoi besim në elektorat, para zgjedhjeve 2013 .  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?