Vendimi i qeverisë: Pas shkarkimit të Arben Ahmetajt, “Rindërtimi” i kalon Ministrisë së Infrastrukturës
Me ndryshimet e qeverisë ministrja e Insfrastukturës Belinda Balluku mori postin si zëvendëskryeministre, në vend të Arben Ahmetaj i cili u shkarkua nga kryeministri Rama më 25 korrik të këtij viti. Si rrjedhojë, disa përgjegjësi shtetërore dikur të Ahmetajt kanë kaluar në Ministrinë e Infrastrukturës, me një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Kryeministrit.
Në vendim thuhet se veprimtaria e Ministrisë së Infrastrukturës, është përgjegjëse për Rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.