Vendimi i qeverisë për Teatrin Kombëtar. Neritan Liçaj, Ramës: Kjo godinë do jetë varri yt

Qeveria ka botuar ditën e sotme vendimin për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Pas këtij akti, qeveria i jep dritën jeshile bashkisë për të ndërtuar godinën e re të Teatrit dhe duke prishur aktualin që prej më shumë se dy vjetësh po mbrohet 24 orë nga artistë dhe qytetarë. Aktori Neritan Liçaj ka reaguar pas këtij vendimi dhe ka edhe një paralajmërim për kryeminsitrin Edi Rama.

“Ja çfarë bën palacoja kryeministër në kohë pandemie…do të marrin Tk…por bujrum kur të duash kerme do të të përgjigjemi edhe më fort se në 24 Korrik.
Teatri është varri yt pleh”,
shkruan Liçaj në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?