Vendimi për 30 Qershorin, Meta jep qëndrimin zyrtar në orën 17:00
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka bërë me dije se kreu i shtetit do të dalë në një konferencë për shtyp në orën 17:00, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit.
”Të dashur kolegë gazetarë, në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar, qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019”.