Vendimi për Teatrin Kombëtar, Basha: Radhën e ka SPAK
Politikë E Premte, 2 Korrik 2021 16:15
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. Basha thotë se Gjykata Kushtetuese foli, ndërsa tanimë radhën e ka SPAK. Gjykata Kushtetuese mori sot vendimin ku pezullon ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, si edhe ka shfuqizuar ligjin që i kalon godinën Bashkisë. Bashkia Tiranë nuk është më pronarë e truallit të Teatrit Kombëtar.