Vendimi për t’i lënë gazetarët jashtë, Kuvendi: Nuk ka censurë. Gazetarja: S’ka transparencë

Pas protestës dhe thirrjeve nga shoqatat e gazetarëve për vendimin e Kuvendit të Shqupërisë, për t’i lënë gazetarët jashtë Komisioneve dhe seancave plenare, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj po zhvillon këtë të premte një takim me përfaqësues të mediave. Ai tha se sistemi i ri audio-video nuk ka për synim censurën.

Kuvendi nuk censuron, nuk përzgjedh asnjë pamje asnjë plan, nuk po instalojmë regji qendrore. Çdo gjë komandohet nga vetë gazetarët dhe janë ata që përzgjedhin se çfarë transmetojnë. Në neësroom e gazetarëve nuk ka dhe nuk do ketë regjisor për përzgjedhjen e planeve. Dhoma e mediave është një mjedis me 13 kompjuter të pajisur me kufje ku gazetarët mund të ndjekin audion, videon në kohë reale të komisioneve. Po ashtu gjendet edhe një panel SDI ku media mund të marrë komisionet në kohë reale.

Se kam dëgjuar ‘do na fusin në bodrum’, është në katin e parë të godinës dhe nuk ka lidhje me këtë etiketim të padrejtë që i bëhet këtij investimi të rëndësishëm. Përzgjedhja e pamjeve nuk bëhet nga regjisor, pro automatikisht nga sistemi. Sistemi është për gazetarët dhe janë ata që komandojnë sistemin dhe jo sistemi gazetarët.

Shoqërimi i gazetarëve nga garda ka të bëjë vetëm me sigurinë, një gjë që nuk është rishikuar, por që nuk përbën cenim të marrëdhënies me gazetarët e akredituar. I vetmi ndryshim në raport me rregulloren e mëparshme ka qenë specifikimi i punonjësve që do bëjnë shoqërimin”, tha ai.

Kurse një gazetare tha se kërkesa e tyre është që të ndjekin live komisionet, pasi i censurohet informacioni. “Nuk e kemi me sistemin audio-video, ne duam të ndjekim komisionin, sistemi audio-video duhej të ishte një opsion. Nuk ka transparencë, pse gazetarët nuk janë në Komision? Nëse unë nuk hy në komision, më ke cenuar të drejtën e informimit dhe unë duhet të njoftoj për deputetin që do marr në intervistë dhe pyetjet që do t’i bëj. Qasja nuk është bashkëpunuese. Unë akoma nuk kam raportin e shkarkimit të Presidentit Meta. Dua që gazetari të jetë në Komision, jashtë më le pa informacion”.

SHKARKO APP