Vendimi për Valbona Sakon, Gjata: Një turp me prapavijë politike

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” komentoi vendimin e Gjykatës së Durrësit për t’i njohur mandatin e kryebashkiakes së qytetit Valbona Sakos.

Gjata shprehet se vendimi ishte një turp, kurse ka shtuar se ka edhe prapavijë politike.

Kur shkeljet janë të rënda, ka prapavijë politike. Sot u paraqit tjetër kërkesë. Brenda ditës, për 24 orë paraqitet kërkesa, hidhet shorti dhe merret vendimi. Kjo është për turp të Zotit për atë gjykatë që ka dhënë atë vendim. Nuk mundet ta shqyrtoj po ajo gjykatë, por një gjyqtarë më e lartë, e pakta Gjykata e Apelit. Nuk kanë rëndësi emrat e prokurorëve, por ajo që dihet është se vendimi është politik. Minimumi duhej 10 ditësh që palët të përgatiten. Kjo ka prapavijë politike. Gjyqtari është urdhëruar politikisht. PS mund ta çonte te Gjykata e Apelit dhe mund ta fitonte. PS ka kapur gjykatat të gjitha. Siç kryeministri i ka thënë gjyqtarit në telefon që merr ketë vendim se t’i pres këmbët. Këtë e bëjnë për të treguar dhunën e tyre politike, që ne nuk duam t’ia dimë për ligj e Kushtetutë. Këto vendime janë të drejta vetëm në kushte diktature”, deklaroi ai.

Çlirim Gjata theksoi se vendimin për Metën nuk mund ta merrte KQZ, por vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston.

“Dekretin e Metës e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese.  Nuk është KQZ që të marrë vendime, por Gjykata Kushtetuese. Çfarë pune ka KQZ që të merret me dekretin e Metës? Vendimi i ditë i Gjykatës sot ka prapavijë politike. Nuk ka vlerë vendimi i dytë dhe jo i pari. Kjo punë mund të rregullohej në Apel.

13 tetori ka vlerë për ne sepse rrëzoi 30 qershorin. As 13 tetorin nuk e pranojmë 13 tetorin si datë. Por ne kërkojmë standarde. Po nuk u pranuan standardet si në vendet e ambasadorëve, nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, që vjedh edhe votat e veta. Ne kemi vlerësuar qëndrimin e Metës që të qetësohet situata”, tha Gjata.

Po ashtu, Gjata vlerësoi se protestat kanë shërbyer për t’iu thënë ndërkombëtarëve se në Shqipëri është instaluar një diktaturë.

“Ka kohë që asnjë lider nuk vjen në Shqipëri, sepse e dinë se vendi ëhstë kthyer në narko-shtet. Raportet e DASH dhe mediat ndërkombëtare tregojnë se tregojnë se ky është një shtet i krimit të organizuar. Të gjithë e kanë kuptuar se Rama dhe bandat janë në pushtet e qytetarët jashtë saj. Jemi si në vitin 1991, kur 3 qeveri komuniste ranë rresht njëra pas tjetrës. Lëvizja jonë iu ka dhënë ndërkombëtarëve imazhin e vërtetë të Shqipërisë. Rama vodhi, zgjedhjet ishin mono-partiake. Është momenti që Rama të hapë krahun. Nuk mund të qëndrojë një qeveri që mbahetnga krimi i organizuar. Nuk mund të pranohet një qeverisje e tillë në një vend europian”, tha ai.

Për gjatën, djegia e mandateve të opozitës ishte historike dhe e vetmja rrugë për të luftua qeverisjen, sipas tij, të lidhur me bandat dhe krimin e organizuar.

“Djegia e mandateve ishte historike. Kjo është arritja më e madhe që ka arritur opozita. Ishte e vetmja rrugë. Nuk kishim tjetër mënyrë. Nuk mund të hynim dot ne në atë parlament. Shqipëria sot do të ishte më keq sesa është. Por ne refuzuam dhe u tërhoqëm. Rama duhet rrëzuar si diktaturë. Shprehja “Rama ik” sot ka pushtuar Shqipërinë”, tha ai.

SHKARKO APP