Vendimi për vulën më 3 mars. Shehu: Grusht shteti nëse Gjykata e Apelit s’i jep PD-në Berishës

Më 3 mars, Gjykata e Apelit do të vendos për vulën e PD-së, pas përçarjes së selisë blu prej më shumë se një viti me dy grupime. Tritan Shehu, deputet në grupin e Berishës, thotë se për të do të ishte një gjykatë e çmendur dhe se do të kriojonte një grusht shteti, nëse do të merrte një vendim kundër atij që ka dhënë Zhukri.

”Nuk pres asgjë më 3 mars. Nuk ka çfarë të ndodhë asgjë. Ai vendim është i formës së prerë. Nuk pati palë të tjera veç PD-së. Vendimi është dhënë për PD-në. Askush nuk ka të drejtë që ta apelojë atë gjë. Nëse është kundër apo mendon se do i cenohen interesat! Nuk bëhen apelime pa qenë palë në një rast të tillë.

Do të ishte një grusht shteti. Apeli nuk mund të tjetërsojë vendimin. Një grusht shteti i vërtetë. Të jeni të bindur se nuk do të ketë asnjë vendim ndryshe. Pasi vetëm një gjykatë e çmendur do merrte një vendim kundër, pasi do të kishte pasoja. Nuk mundet gjykata të caktojë se kujt i përket PD”,-u shpreh Shehu.

SHKARKO APP