Venecia: Kemi pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidenti të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i cili kërkoi opinion për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një prononcim për FaxNeës, Komisioni bën të ditur se kërkesa e Metës është marrë në dorëzim dhe do të shqyrtohet.

Kujtojmë se eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varlehyi reagoi ditën e sotme pas vendimit të presidentit Meta për ta çuar Kodin Zgjedhor në Venecia. Ai i rekomandoi Kuvendit që të presë opinionin që do të jepet nga Venecia, dhe më pas të vendosë për rivotimin e ndryshimeve në kod. Në të njëjtën linjë u reshtuan dhe raportuesi i Shqipërisë në PE David Lega, si dhe zëvendëskryetari i PPE në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe..

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?