“Venecia” zbraps socialistët, opinioni urgjent për Kodin mund të jepet edhe para sesionit të dhjetorit

Kriza e vazhdueshme institucionale mes Presidentit të Republikës dhe mazhorancës ka futur sërish në “lojë” ndërkombëatrët.

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan në Kuvend pa dakordësinë e opozitës jashtëpalramentare, jo vetëm që nuk kanë marrë firmën e Kreut të shtetit, por ato janë nisur me urgjencë edhe drejt Komisionit të Venecias.

Me kërkesën e kreut të PD Lulzim Basha, Presidenti Ilir Meta ka nisur me 21 tetor një kërkesë për një opinion urgjent nga Komisioni i Venecias për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe procedurës së ndjekur nga mazhoranca në Parlament.

I pyetur nga Ora News zëdhënësi i Venecias shpjegoi se në rastet rralla, siç është para referendumeve apo me debatet parlamentare, Venecia mund të japë një opinion urgjent edhe para seancave parlamentare me qëllim që ekspertiza e tyre të përdoret pa humbur kohë nga palët e interesuar.

Opinioni miratohet në seancen e ardhshme parlamentare, që në rastin konkret korrespondon në data 11-12 dhjetor të këtij viti.

Pavarësisht se mazhoranca më herët është shprehur se do ta rrëzojë dekretin e Metës për kodin elektoral, tashmë ka ndryshuar pasi me kërkesën për një opinion urgjent nga Venecia, Edi Ramës do t’i duhet kohë të reflektojë, nëse do ta presë apo jo.

Sipas praktikave parlamentare, socialistët janë tërhequr nga nismat e tyre ligjore, me qëllimin pritjen e  ekspertizës ndërkombëtare. Por edhe pse ende nuk kanë një vendim përfundimtar nga mazhoranca, socialistëve nuk i del inati me Ilir Metës.

FRESSH ka bërë ndodnjëherë edhe ndonjë zgjedhje të gabuar si puna e Ilir Metës. Në një arë me misra qëllon ndonjë kalli që nuk hahet”, ka thënë Balla.

Në dokumentin prej 81 faqesh, Ilir Meta argumenton se ndryshimet në kodin elektoral janë bërë ë shkelje të kushtetueses, të rekomandimve të ODIHR dhe Venecia, me qëllimin e vetëm të Edi Ramës, sipas Presidentit, për të favorizuar PS dhe dëmtuar opozitën e bashkuar.

Burimi: Ora News

SHKARKO APP