Arta Dade denoncon në Prokurori sekretarin e përgjithshëm të Mjedisit
Për herë të parë një deputete ka kurajon të flasë hapur dhe të deklarojë se do të padisë në Prokurori një zyrtar të lartë të Shtetit. Kjo është deputetja ikonë e socialistëve, Arta Dade. Ajo ngre gishtin tregues për shkelje të ligjit mbi numrin dy të Ministrisë së Mjedisit.
Deputetja e qarkut të Korçës, që mbulon zonën e Ersekës, zonja Arta Dade deklaroi në “Fiks Fare” se pamjet filmike të transmetuara në këtë emision tre ditë më parë do t’i çojë në prokurori, ku do të ngrejë një padi penale për të gjithë punonëjsit e adminsitratës së pyjeve dhe të Ministrisë së Mjedisit, që lejuan këtë masakër në zonën e mbrojtur të Shelegurit.
Dade tha se kishte muaj që paralajmëronte institucionet përkatëse për këtë masakër që po ndodhte në këtë zonë të mbrojtur me një vendim të Këshillit të Ministrave. Deputetja Dade tregoi se në muajin dhjetor ishte parashikuar të dilte në ankand një parcelë e pyjeve të Shelegurit.
Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Kolonjës, bashkë me kryetarin e Këshillit, i kishin drejtuar një letër ministrit të Mjedisit Lefter Koka, OSBE, ministrit të Brendshëm dhe Drejtorisë Pyjore që të anullohet ankandi. Pasi u sensibilizuan të gjitha këto institucione, ankandi u anullua, por ndërkohë sharrat në mënyrë të paligjshme kanë shkatërruar këtë pasuri natyrore
Deputetja Dade akuzon direkt sekretarin e përgjthshëm të Minsitrisë së Mjedisit, si personi që ka përgjegjësi dhe dijeni për këtë masakër që po bëhet në pyjet e Shelegurit.
Arta Dade tha se ” njehere ne radhe te pare deshiroj t’ju falenderoj Fiksin dhe Top Channel, sepse sensibilizimi qe ju keni bere, lidhur me mbrojtjen e pyjeve, ne menyre te veçante ne Bashkine e Kolonjes , padyshim qe eshte ne linje me perpjekjet e mia si deputete, per te parandaluar masakren qe ne vazhdimesi eshte bere ne keto pasuri natyrore te patjetersueshme qe ka Kolonja. Sigurisht qe me ka tronditur edhe si deputete, sepse ka rreth nje muaj qe une jam marrë me kete problem, nisur nga shqetesimi qe kane qytetaret e Kolonjes dhe dua t’i falenderoj ata te cilet me sinjalizuan qe kjo parcelë ishte dhene me ankand per t’u prere nga autoritetet shteterore , madje ishin caktuar edhe ata qe do e fitonin ankandin. Me sinjalizimin e qytetareve une alarmova autoritetet me te larta te shtetit, ne radhe te pare zv kryeministrin Niko Peleshi, gjithashtu ministrin e Brendshem, se dihet qe policia ka nje rol per te luajtur ne mbrojtjen e pyjeve dhe parandalimin e abuzimeve dhe sidomos kur transporti i lendeve drusore , behet ne mes te rruges nacionale , behet ne mes te dites. Gjithashtu kam njoftuar kryetarin e komisionit per çeshtjet dhe veprimtarite prodhuese, z. Shalsi. Prandaj une mendova qe te vij sot ketu, te marr komplet filmimet qe juve keni bere dhe dua t’ju falenderoj, sepse eshte shume e dukshme dhe nuk ka asnje justifikim. Unë tani në shkëmbim të filmimeve që keni bërë do t’ju vë në dispozicion letrën e kryetarit të Këshillit dhe të këshilltarëve të tjerë të Bashkisw Kolonjë dhe përgjigjen që kanë marrë nga zyra e kryeministrit për shqetësimet e qytetarëve. Kryetari i Këshillit Bashkiak është trajtuar si një qytetar i thjeshtë, dhe po të dëshironi mesazhet e mia nuk janë sekrete. Unë i kam ende në celularin tim që kam vajtur posacërisht për këtë cështje në datën 8 dhe 9 dhjetor 2015 në Kolonjë dhe kam komunikuar deri në orën 1 pas mesnate me të gjitha autoritetet shtetërore për të penguar ankandin, gjë e cila funksionoi, sespse sikurse thashë u morën masat dhe u anullua ankandi. Por këto firma që njihen mjaft mirë nga qytetarët e Kolonjës me sa duket klientela vetëm sa ka ndërruar emërtesë dhe klientela vetëm sa ka ndërruar autoritetet shtetërore, sepse vazhdon të jetë e njëjta klientelë.
Këtë DVD me pamjet e prerjeve në Shelegur dua ta dërgoj pranë prokurorisë. Shpresoj dhe uroj fuqishëm që përmes emisioni tuaj është e mjatueshme që prokuroria të nisë çështjen penale. Unë do të shkoj dhe do të ngre një padi penale për shefin e zyrës atje të Drejtorisë Pyjore, për nivelin tjetër që është Drejtoria e Qarkut dhe sigurisht për sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.