“Veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare”, Meta falënderon biznesmenin dhe humanistin për mbështetjen: Ndihemi krenarë për diasporën shqiptare

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka falënderuar biznesmenin dhe humanistin shqiptar që jeton në SHBA Harry Bajraktari për mbështetjen e tij ndaj manifestimit dhe kauzës së Kreut të Shtetit në mbrojtje të Kushtetutës.

Meta e cilëson një veprimtar të palodhur të çështjes kombëtare dhe thekson se kombi ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare dhe në veçanti për ata që i janë bashkuar pranverës kuqezi.

“Falënderim dhe mirënjohje e veçantë për veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, patriotin e jashtëzakonshëm shqiptaro-amerikan????, Harry Bajraktari, themelues i gazetës Illyria në New York, biznesmen e humanist i shquar, për mesazhin e tij të solidaritetit me kauzën e drejtë mbarëkombëtare dhe Uraganin Kuqezi që sapo ka filluar.
Kombi?? ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare, në veçanti për vëllezërit dhe motrat tanë në SHBA??, që ashtu si Harry janë bashkuar me Pranverën Kuqezi dhe kurdoherë kanë qenë në ballë të mbrojtjes së Atdheut, e përpjekjeve për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe Shqipërinë si e gjithë Europa. ?????”, shkruan presidenti Meta.

SHKARKO APP