Veriu i Kosovës, kryeministri Sunak: Kurti dhe Vuçiç përgjegjësit për të ulur tensionet mes dy vendeve

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it.

Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, u shpreh Sunak, duke shtuar se duhet gjetur rruga për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Si përket pyetjes së deputetes Kearns për t’iu bashkuar EUFOR-it, që është misioni ndërkombëtar përgjegjës për zbatimin e pjesës ushtarake të Marrëveshjes së Dejtonit, Sunak tha se mospjesëmarrja e Mbretërisë së Bashkuar në të “nuk pasqyron rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe se po përpiqemi të vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin me misionin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe në veri të mbahen zgjedhje të reja lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?