Vetëdeklarimi për Covid-19, Mehmetaj: Qeverisë nuk i intereson shëndeti i nxënësve

Në shkolla ka nisur të shpërndahet një dokument, të cilin çdo nxënës, duke nisur nga klasa e parë deri në vitin e fundit të gjimnazit do të duhet që ta plotësojë dhe të mbajë përgjegjësi për Covid-19. Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, thotë se me këtë vendim qeveria tregon se nuk i intereson dhe nuk mban përgjegjësi për shëndetin e tyre. Ajo nënvizon se duhet të ishin dezinfektuar shkollat, të ishin testuar mësuesit, apo dhe të ishin shtuar kapacitetet pritëse e të ishin rekrutuar mësues të rinj.

Postimi i plotë

E paperceptueshme që 1 ditë përpara fillimit të shkollës, qeveria u vërteton nxënësve e prindërve se as nuk i intereson e as nuk mban përgjegjësi për shëndetin e tyre. Ndërkohë që duhet të ishin dezinfektuar shkollat, të ishin testuar mësuesit, të ishin shtuar kapacitetet pritëse e të ishin rekrutuar mësues të rinj, qeveria nuk bën asnjë nga këto, por u kerkon prindërve e mësuesve të firmosin këtë vetdeklarim, që në thelbin e vet, është sa dashakeq aq edhe injorant. E si të mos mjaftonte, Kryeministri, Ministrja e Kryetari i Bashkisë tallen publikisht me sigurinë e shëndetin e fëmijëve të Shqipërisë. Shikojeni formularin e mendoni, pas kësaj, a mbetet më vend për të folur për cilësi në arsim?

https://www.facebook.com/kejdimehmetajLSI/photos/a.158394834679781/967389737113616/?type=3&theater

SHKARKO APP