Vetëm 36 ditë si ministër, Ervin Hoxha shkakton ”tërmet” ndryshimesh në Policinë e Shtetit

Vetëm 36 ditë ka si ministër i Brendshëm dhe Ervin Hoxha po bën ndryshime të thella në Ministrinë që drejton. Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore. Sipas ”TCH” priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme. Këto do të vijnë në një kohë që situata e rendit është në alarm, me vrasje dhe krime të shumta, pothuajse çdo ditë.

Ditën e premte paradite ministri do të bëjë publike ndryshimet e planifikuara. Disa emra të njohur lëvizin.

SHKARKO APP