Vetëm apo në koalicion me LSI-në? Basha tregon si do shkojë PD në zgjedhje

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka konfirmuar sot qëndrimin e dhënë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha një ditë më parë se LSI në këto zgjedhje do të kandidonte me listën e saj të kandidatëve.

I pyetur nga gazetaret, nëse në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë dy koalicione të opozitës, kreu i PD-së nuk preferoi të japë detaje, por tha se përgjigja e Kryemadhit ishte shteruese.

Duke qenë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të lejohen koalicionet parazgjedhore, atëherë PD dhe LSi do të garojnë të vetme me lista të veçanta më 25 prill.

Pyetja nga gazetari i Panorama, Mariglen Kume: Ndryshimi i kodit zgjedhor, mund të sjellë realitet të ri sa i takon koalicioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se pret ezaurimin e proceseve ligjore nga presidenti e mazhoranca e tha se në zgjedhjet e ardhshme LSI do ketë logon e saj në fletën e votimit, nënkupton që mund të ketë dy koalicione, mund të kemi detaje?

Basha: Është shteruese përgjigja që ka thënë Kryemadhi, ne i konsiderojmë hapat e njëanshëm të Ramës e pseudomazhorancës së tij të paligjshëm, anti-kushtetues e në dhunim të marrëveshjes së 5 qershorit, në shkelje të standardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme të OSBE ODIHR.

Presidenti është në proces, qëndrimi ynë është i pandryshueshëm por në kuptimin politik, ju them që hedhja në erë e 5 qershorit e dhunimi i këtyre standardeve është tregues më i mirë i panikut që ka Edi Rama nga procesi i ardhshëm zgjedhor. Panik që do vijë duke u rritur sa më shumë që ti afrohemi ditës së zgjedhjeve.

SHKARKO APP