Vetëm mocion me debat për dosjen ”McGonigal”. Alibeaj: PS ka vënë një gardh për të fshehur Ramën

Pas kaosit që u shkaktua në Kuvend një jave më parë për çështjen ”McGonigal” dhe mungesën e kryeministrit Edi Rama, këtë të martë Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit, ka miratuar një nga katër kërkesat e opozitës.

Do të ketë mocion me debat rreth çështjes së gjykimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se në Konferencën e Kryetarëve u rrëzuan 3 nga 4 kërkesat e opozitës për të diskutuar në parlament lidhur me çështjen “McGonigal”.

Për gazetarët ai tha se ka patur kërkesa për interpelancë, kërkesë për pyetje-përgjigje, kërkesë për mocion me debat dhe kërkesë për Komision Hetimor. U pranua vetëm kërkesa për mocion me debat me Ramën, por nuk u caktua dita që do të mbahet. Sipas Alibeajt, mazhoranca është bërë “gardh” për të fshehur Kryeministrin Edi Rama.

Charles McGonigal, ish-shefi i zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York, është nën akuzë për fshehjen e takimeve me kryeministrin Rama dhe për pastrim parash.

SHKARKO APP