Vetëm një njeri si Kadri Morinaj mund të bëjë vepra të tilla për kulturën dhe historinë kombëtare

Sot në Shqipëri takon biznesmenë dhe sipërmarrës të ndryshëm, të cilët në shumicën e tyre e kanë mendjen te leku për xhepin e tyre, të miqesia me qeveritë e radhës që të fitojnë sa me shumë për vete. Por pak kush prej tyre merakoset për kulturën kombëtare, për historinë e këtij vendi apo për të dhënë kontribute artit e kulturës shqiptare.

Ndër njerëzit e biznesit që kanë bërë histori me kontributin e tij, por që ndjehet shpirtërisht me shumë me artin e patriotizmin se sa turret pas fitimit personal, e ky njeri e ka emrin Kadri Morinaj.

Morina njihet për vepra në favor të kulturës e historisë tonë. Ai ka shpenzuar shuma të mëdha për vepra që lartësojnë kombin.

Kadri Morinaj vendosi sot përmendoren e Pjetër Bogdanit në Krumë të Hasit. Një akt patriotik dhe artdashës, ky nga Morinaj, që lartëson figurën e të madhit Pjetër Bogdanit. Pjetër Bogdani, një njeri i kulturës, artit, letërsisë dhe patriot i madh kombëtar, pararendës i Rilindjes Kombëtare sot lartësohet në Krumës si një mal i lartë.

Pjetër Bogdani është lindur në Gur të Hasit. Ai është një prej figurave më të rëndësishme kombëtare. Në ceremoninë e zbulimit të bustit morën pjesë mjaft personalitete të Shqipërisë dhe Kosovës, intelektualë, deputetë, kryetarë komunash e bashkish dhe nga religjionet e dy vebdeve tona.

Akti që bëri Presidenti i Grupit Eurosig, Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i riktheu vendilindjes së tij emrin e të madhit Pjetër Bogdani, pra Shtatoren që u vendos në mes të Krumës së Hasit. Ndër të tjera Morinaj theksoi: “Unë kam marrë formimin e shkollës së mesme në Krumë të Hasit dhe jam ndjerë i obliguar që Hasi e meriton të ketë në gjirin e vet, Pjetër Bogdanin, djalin e vet.

Hasi mbahet mend për shumë akte trimërie në shërbim të Kombit, por edhe për Pjetër Bogdanin që lindi në këtë zonë”

Ndaj kontributi dhe vlerat e tij për kombin shqiptar duhet të shpërbleheshin me një përmendore në mes të kryeqytetit, por në fakt është merita e filantropit Kadri Morinaj, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, i cili ka iniciuar dhe financuar bustin dhe po e bën realitet në vendlindjen e Bogdanit, në Has.

Është një vlerësim për mundin e dhënë në përpjekjet e tij për gjuhën dhe letërsinë e vjetër shqipe, pararendëse e Rilindjes Kombetare, për kontributin e tij në  promovimin e vlerave kombëtare.

Në fakt kjo nuk është shtatore, por permendore e cila vendoset në Has, ndaj mbetet një gjest fisnik nga Morinaj dhe që nderon krejt komunitetin hasjan, të cilët kanë nxjerrë nga shpirti i tyre një njeri të përmasave kombëtare si Pjetër Bogdani.

 

 

 

SHKARKO APP