”Vetëm Përpara”, Rama nuk pushon dhe u rikthehet sot aktiviteteve
Siç kanë sloganin për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ”Vetëm Përpara”, kryeministri Edi Rama do të rinisë sot aktivitete politike, 2 ditë pasi kreu operacion appendisitin në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”.
Mësohet se kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Iftarin e organizuar nga kryeministria në Pallatin e Kongreseve ne orën 18:45.
Në ftesën dërguar përfaqësuesve të medias dhe të fushave të tjera, përcaktohet si një darkë Iftari në kremtim të vlerave të bashkëjetesës paqësore që i mishëron më së miri Muaji i Shenjtë i Ramazanit.