Vetëvendosje: Marrëveshja e fshehtë mes Thaçit e Vuçiç u vërtetua nga zyrtarët e lartë të SHBA-së

Lëvizja Vetëvendosje deklaron se shqetësimi i tyre për marrëveshje të fshehtë mes Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiçit është vërtetuar këto ditë nga deklaratat e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shqetësimi që ka ngritur Lëvizja VETËVENDOSJE për marrëveshjen e fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiçit, u vërtetua këto ditë edhe nga deklaratat e zyrtarëve në SHBA. Partitë e PLAN-it na akuzonin për paranojë, por vetë nuk është se thjesht janë naivë por qëndrojnë pas këtij presidenti të cilin e votuan dhe të cilit i shërbejnë”, shkruan LVV.

Ndërkohë që këtë javë pritet rifillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësin e Bashkimi Evropian, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, pohoi se çështja e shkëmbimit të territoreve është përmendur si mundësi në bisedat ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Komentet e Bolton duket se pohojnë atë që është përfolur shpesh se çështja e shkëmbimit të territoreve, ka qenë një prej mundësive të diskutuara mes presidentëve Thaçi e Vuçiç në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve.

Pas këtyre komenteve të Bolton, nuk ka pasur reagime nga Zyra e presidentit.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/898828410634853/

 

SHKARKO APP