Vetëhidhet nga pallati, ndërron jetë gazetari Kastriot Myftaraj
Vetëvritet gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Myftaraj, 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

