Vetingu, Rama s’përmbahet nga shkarkimi i gjyqtarit Lulo: S’kemi parë gjë akoma
Kryeministri Edi Rama nuk e ka përmbajtur dot ngazëllimin e tij për shkarkimin e të parit gjyqtar nga KPK-ja në kuadrin e procesit të Vetingut, Fatos Lulos të Gjykatës Kushtetuese.
Nga Turqia, ku ai po zhvillon një takim me përfaqësuesit e kompanisë “Turkish Airline”, Rama ka reaguar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” me këto fjalë, si dhe me shprehjen e tij të njohur “S’kemi parë gjë akoma”.
“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma,” përfundon kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

